Nje dasme amerikane me tradita ArberesheKara Dioguardi vajza e Joe DioGuardit, u martua me Mike McCuddyBurri i saj McCuddy, i vendosi ne gishtin e katert te dores se djathte nje unaze 30-karat me diamante dhe nje byzylyk me platinum dhe nje pale vathe llambadar 20 karat e diamante. Vlera e bizhuterites se saj kushtonte 250,000 mije dollare amerikane. Anetarja e jurise ne shoun e famshem "American Idol", amerikanja me prejardhje shqiptare (arbereshe), Kara Elizabeth Dioguardi, eshte martuar me mesuesin e shnderruar ne kontraktues Mike McCuddy.“Ndjehem mire! Ajo qe ishte me e pabesueshme per kete pervoje, ishte kur e pashe veten ne kishe dhe aty ishin te gjithe ata njerez aq te rendesishem per mua dhe Mike, te cilet ishin aty vetem per ne. Ishte shume energjidhenese. Isha shume emocionuese, edhe pse nuk jam dikush qe fillon te qaje”, ka thene Kara.Kara, e cila eshte e bija e ish-kongresmenit amerikan me prejardhje shqiptare, Joseph Dioguardi, para se te behet vleresuese ne shoun amerikan, kishte ndertuar karriere si autore kengesh dhe producente muzikore dhe ka punuar edhe me yjet si Celine Dion, David Archuleta, Kelly Clarkson, Carrie Underwood, Demi Lovato etj.Kara DioGuardi, foli per here te pare per martesen, jo "shume te bujshme", per revisten amerikane tabloide "In Touch Weekly", duke quajtur kete martese javen e kaluar si "martesen e saj jo te lajmeve te medha".Si u lidhen me njeri tjeterin? Kara: Qelloi rastesisht, ne te dy ishim ne Meksike me pushime ne te njejtin hotel, dhe qelloi qe ne nje nga lokalet e hotelit te jemi vetem ne dhome. Bile ishte mengjes dhe une isha me pixhama. Ne patem disa qirinje te ndezur ne tavoline dhe nje vazo te vogel me lule te fresketa. Kur ai, me tha , Kara!" You know I love you !? - "A e dini se une u dua Ju !?". Kaq ishte e gjitha dhe me pas ai me tha " Kam nje pyetje per ju. Ku jane kepucet e mia ? Une i thashe pse duhet t'a di une se ku jane kepucet e tua. Ai perseri me pyeti mirepo "A e dine se ku jane kepuce tuaj !?. Ne rregull, mu pergjigje ai me plote dashuri, atehere edhe ju do te martoheni me mua? Une i thashe "Po! Okay !MartesaBekimi i marteses ne ceremonine fetare u krye ne nje Kishe e Bashkuar Metodiste ne shtetin Maine, dhe u udhehoq nga prifti katolik Scott Nurse Sr. Prifti qe ai qe e konfirmoj martesen e ciftit Mike McCuddy me vajzen me origjine arbereshe Kara DioGuardi, e cila u martua me dy fustane te bardhe te nuserise. Nusja Kara DioGuardi, shkruan revista tabloide "In Touch Weekly", pati nje veshje nuserie te firmes se fustaneve te bardhe per dasma "Vera Wang". Dhe nje fustan antik te tradites se arberesheve te Italise, trashegim nga gjyshja e saj.
Fustani i nuserise qe veshi Kara DioGuardi thone banoret e provinces se Kozences "ka mbetur legjende jo vetem per familjen Argondica, por per te gjithe zonen e Vakarixo Albanese ne provincen e Kozences. Ai eshte i vetmi fustan i bardhe nuserie qe kjo familje trashegon, me shekuj. I vetmi informacion qe kane per te eshte se eshte sjelle ne Itali rreth 6 shekuj me pare nga familja e Argondicajve, nga Shqiperia".Burri i saj McCuddy , i vendosi ne gishtin e katert te dores se djathte nje unaze 30-karat me diamante dhe nje byzylyk me platinum dhe nje pale vathe llambadar 20 karatsh e diamante. Vlera e bizhuterites se saj kushtonte 250,000 mije dollare amerikane. Kara DioGuardi tha se ishte ajo qe pat kerkuar dasmen t'a benin ne shtetin federal Maine. Ajo tha se i pelqente ky vend per te bere nje dasme te thjeshte ne menyre natyrale, ne menyre te bukur, ne menyre te qete, ne menyre qe te pranojne te gjithe shpenzimet e dasmes tha ajo. Ne dasme moren pjese rreth 50 dasmore, kryesishte njerezit me te afert te dy familjeve te nuses dhe dhendrrit.Kara DioGuardi, eshte vajza e vetme e ish kongresmenit te njohur, republikan te Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi, presidentit vullnetar te Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane.
E bija e kongresmenit me origjine shqiptare, Kara, ishte 12 vjece kur nje cerek shekulli me pare u ngjit ne skenen e salles luksoze te Grand Ballroom te hotel “Waldorf Astoria” ne Manhattan NY dhe kendoi ne Diten e Festes se Kolombit (Colombus Day). Kete here ajo mori cmimin "Honoree” (Nderi), qe u jepet nga fondacioni qytetareve te Kolombit. Duke shkruar per mbremjen e se shtunes, gazeta italiane "Oggi", kujton ballon festuese te 1983-it, kur Kara e vogel, por guximtare, kendoi gjithe zjarr dhe beri qe aktorja e madhe me fame boterore, Sofia Loren qe ndodhej ne salle, te ngrihej ne kembe dhe te duartrokiste me zjarr duke thirrur: Brava, BRAVA! Kara, e cila ka marre cmimin si kompozitorja me e mire e vitit ne muziken “Pop” eshte nga me te kerkuarat ne skenen e muzikes Pop ne SHBA dhe bote.Me 100 milione kopje te shitura nga albumet e saj, muzika e kesaj artisteje i ka dhene fame shume kengetareve qe sot ndiqen nga miliona adhurues ne te gjithe boten. ”Taking chances”(Te vesh fatin ne prove) eshte disku i ri me muzike te Kara DioGuardit e te kenduar nga Celine Dion qe del ne shitje me 13 nentor. Suksesi eshte i garantuar pas sukseseve qe DioGuradi ka arritur me Faith Hill dhe Christina Aguilera. Kara, ka bashkepunar suksesshem edhe me emra te tjere, si Enrique Iglesias, Kelly Clarkson, Gwin Stafani, Carlos Santana, Avril Lavigne, etj. Me firmen e saj te njohur "Art House Entertainment", ajo eshte ngjitur ne 10 albumet me te shitur ne SHBA.Eshte pikerisht Kara Elisabeth DioGuardi, e cila pasi u diplomua ne nje nga universitetet me prestigjioze Amerikane, vendosi t’i jape nje kthese te rendesishme jetes se saj, duke nxjerre ne pah talentin qe kishte te fshehur brenda saj prej disa vitesh.Gjate tre viteve te fundit, Kara DioGuardi ka krijuar 50 kenge te cilat jane renditur ne vendet e para te klasifikimeve Amerikane dhe Europiane."E nominuara per fitimin e cmimit Grammy, kengetarja, kompozitorja dhe autore e teksteve te kengeve Kara DioGuardi e bija e ish kongresmenit me origjine shqiptare Jospeh J. DioGuardi, ishte ne edicionin qe sapo u mbyll perkrah panelit te "gjyqetarve, te tjere me Simon Cowell, Paula Abdul dhe Randy Jackson, ne edicionin e tete te spektaklit me te famshem ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes "American Idol" .Kush eshte Kara DioGuardi?Kara Elizabeth DioGuardi ka lindur me 9 dhjetor 1970 . U lind dhe u rrite ne nje krahine te Nju Jorkut, e cila thirret "Wilmot Woods" ne pjesen e lartme, te New Roshell-it . Pasi perfundoi studimet ne Duke University, u punesua ne sektorin e marketingut ne njeren prej revistave me te njohura te Nju Jorkut - Billboard Magazine. Kudo, ne biografine e saj shkruhet se Kara eshte Shqiptare (Albanian) (Arbereshe), duke qene e hijshme sepse eshte e bija e ish kongresmenit republikan te Nju Jorkut, Jospeh J DioGuardi. Kara Elizabeth DioGuardi, nuk eshte e para nga disa prej atyre yjeve te artit ose emrave te famshem ne Amerike, qe publikisht jane duke treguar rrenjet e tyre. Keshtu ka ndodhur edhe me James Belushin, Phill Regis, Eliza Dushku, Sandra Bullock, Agim Kaba, Jim Biberaj, Stan Dragoti, Masiela Lusha, Pjeter Malota (Lulgjuraj), Fadil Berisha, Tony Dovolani, Elza Zagreda, Luan Behxheti e shume tjere. Kara Elizabeth DioGuardi, aq sa rritej, aq sa i rritej fama ne Amerike, aq dhe filloje te publikoje rrenjet e saja Shqiptare si vajza e Presidentit te Liges Qytetare Shqiptaro - Amerikane Joeseph J DioGuardit. Ajo, ka pase nje gjyshe nenen e nenes, e cila vdiq vitin e kaluar e quajtur Mary Pizzutello, e lindur ne nje fshat shqiptar ne Itali, Barile. Ndersa gjyshi i saj, babai Joe DioGuardit e ka te lindur ne nje fshat Shqiptar, Greci afer Napolit. Kara Elizabeth DioGuardi, njihet tani nga nje pjese e madhe e shqiptareve te Amerikes, por edhe ne Shqiperi, Kosove e viset shqiptare, si nje talente me rrenjet e saja shqiptare, e cila ka lindur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Me teper emri i saj lidhet me shqiptaret, pasi cdo njeri nga ne e di se ajo eshte vajza e ish kongresistit te njohur Joseph DioGuardi, presidentit te Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane, nje nga lobistet me te fuqishem te ceshtjes se shqiptarve ne Amerike. Kara Elizabeth DioGuardi, e cila eshte duke korrur suksese te konsiderueshme ne Amerike, ka gjetur edhe kjo ne menyren e vet, ashtu si edhe artistet e tjere me rrenje ose gjak shqiptar ne Amerike, me famen e tyre dhe emrin qe kane bere, po kontribuon dhe lobon emrin Shqipetar, duke i treguar gjithe Amerikes, se kush jane dhe te kujt jane. Nderkohe ajo eshte pronare e nje kompanie botimesh (Arthouse Entertainment) dhe punon ne firmen ...
No comments:
Post a Comment