Anjeza Branka: “Si po e shijoj jeten si beqare”Gjashte muaj e mbajti te fshehte ndarjen nga babai i djalit te saj. Tani erdhi momenti per t’u rrefyer. Kengetarja Anjeza Branka tregon arsyen pse i dha fund bashkejeteses trevjecare. Nuk e fsheh qe edhe eshte merzitur por e ka gjetur terapine. Pushime ekzaltuese vetem me mikeshat e saj. I ka filluar ne Vlore per t’i vazhduar ne Greqi, Turqi e Spanje gjate gjithe veres. Vjen ne kete interviste per “Panorama Plus” se bashku me nje set te nxehte fotografish ne plazhin e Vlores. Nuk ka pasur fotograf me vete, por keto poza shume te bukura jane realizuar nga tre vajzat qe e shoqeronin; motra me e madhe Alda, Paloma dhe Eda, ish-velina e Fiks-it:Deri tani ndarja jote nga Nardin, ishte perfolur thjesht si thashethem. Si eshte e verteta?Po, jemi ndare dhe eshte nje ndarje qe ka ndodhur me mirekuptim. S’behet fjale per asnje ceshtje tradhtie apo xhelozie ne mes. Thjesht s’kisha me ndjenje per te, dhe mendoj se eshte shume e kote te vazhdoj te rri me nje njeri kur s’ndiej me.Keni gjashte muaj qe jeni ndare, pse vendose ta besh publike tani?Sepse gjashte muaj i kalova duke reflektuar per vete dhe per te. Tani e vendosa, pasi nuk pashe asnje ndryshim tek ai. Gjithsesi tani i uroj atij nje fat dhe jete te mire!Me babain e djalit thjesht bashkejetonit, nuk kishe bere celebrim. Do martohesh ndonjehere?Kurre nuk them kurre. S’i dihet. Persa i perket kesaj lidhjeje e kam ditur qe nje dite do te ndahesha. E kam shqisen e gjashte, ndaj i parandiej gjerat.Si po e kalon kete periudhe post-ndarjeje, po e shijon apo po e vuan?Nuk mund te them qe nuk jam merzitur. Por une jam shpirt i lire, pa komplekse. Keshtu qe pas ndarjes nuk u mbylla ne vetvete, nuk qaja, dhe po me shijon shume dashuria e njerezve qe me rrethojne, djalit tim, familjareve, shoqerise dhe fansave.Pra ke filluar pushime ekzaltuese, a eshte kjo menyra e duhur?Sapo jam kthyer nga nje jave e cmendur argetimi me motren Alda, Palomen, dhe Eden, ish-velinen bionde te “Fiks Fare”, te cilat jane te treja dhe mikeshat e mia me te mira. Jam argetuar pa fund, pasi dihet pasioni im per te notuar ne det, per te bere xhiro pa fund me motora uji, dhe jaht. Kam kaluar dite te mrekullueshme ne Radhime, Sumerdepo, Blic, etj, dhe po ashtu kam kercyer shume dhe kam pire koktejlin tim te preferuar brazilian “Kaipinuja”. Nderkohe qe ky eshte vetem fillimi pasi kam planifikuar pushime te tjera ne Greqi, Spanje, Turqi.
Mos ndoshta je pak aventuriere?Normalisht besoj se kjo eksperience me ka bere me te pjekur. Po jam aventuriere e qejfit, ne kuptimin qe me pelqen ta shijoj jeten duke u argetuar.
Te tremb fakti qe ke nje djale, dhe qe duhet ta rrisesh ti e vetme?Jo aspak, pasi e kam lindur per qejfin tim, dhe jam shume e lumtur qe e kam.
Me muziken si po ecin punet?Jam duke punuar per nje klip te ritmit R and B me titull “Metropol”. Kenga eshte kompozuar nga Stine, dhe eshte me se e sigurt qe do te jete nje hit i kesaj vere, pasi do te jem shume speciale aty. Per me shume prisni klipin!
Tani je per bashkepunime ne muzike, apo do dalesh vetem?Jo, tani sic jam vete “singel” ashtu dhe kenget do i nxjerr “singel”. Kam vendosur qe tani e tutje te dal vetem. Mjaft me me bashkepunime.
Nderkohe je nje nga kengetaret qe merr pjese ne shume koncerte, me cilat kengetare takohesh?Po shpesh ne koncerte takohem me Zajminen, Ingridin dhe Ciljeten. Shkojme mire bashke.
Tani qe nuk je me ne familje, c’mendim ke per kohen qe ke kaluar?Mendoj qe kane qene tre vite ku une kam humbur shume. Tani e kuptoj se sa kam humbur nga karriera, pasi mund te kisha mundesine te beja shume me shume. Ndaj tani e tutje thjesht do kenaqem per qejfin tim, me familjen dhe do i kushtohem karrieres.
A ke nje sekret qe te ben te ndiesh ne humor?Besoj ne Zot, mendoj se ai e di jeten time. Gjithashtu sa here zgjohem ne mengjes them “Jam mire”, po ashtu dhe kur bie per te fjetur. /klotilda harka/panorama/11.07.09/